• Shqipëria që punohet nga të huajt: E vërteta pas skepticizmit dhe kostove
    Aug 23 2025

    Në këtë episod të Table Talk me Marsida Gjonaj, CEO e Rekruto.al, do të eksplorojmë tregun e punës që po pushtohet nga të huajt, nga India tek Afrika, nga po i importojmë punonjësit?

    #PodkastShqip #TableTalk #BisedëEkskluzive #Intervistë #Gazetari #TreguiPunes #ACQJ

    Show More Show Less
    30 mins
  • Dezinformimi dhe gjendja e medias në Shqipëri – një bisedë me Koloreto Cukalin
    Aug 13 2025

    Në këtë episod të veçantë të podkastit, bisedojmë me Koloreto Cukalin, Kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, për një nga temat më të ndjeshme të kohës: dezinformimi në media dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët në Shqipëri.

    Cilat janë burimet kryesore të dezinformimit? Si ndikon presioni politik dhe ekonomik mbi pavarësinë editoriale? A mund të kemi një media më të përgjegjshme dhe më të besueshme?

    Show More Show Less
    35 mins
  • Shqipëria në sytë e një turisti...
    Jul 23 2025

    Në “Table Talk” i ftuari i radhës është Lyto Alliu, një figurë frymëzuese që ndërthur rolin e mësuesit me atë të guidës turistike. Përveç përkushtimit ndaj mësimdhënies, Lyto është edhe një njohës i shkëlqyer i natyrës dhe historisë shqiptare, duke shoqëruar grupe vendasish dhe të huajsh në destinacione të ndryshme turistike. Lyto ndau me ne eksperienca nga terreni, si e shohin të huajt Shqipërinë dhe me çfarë përshtypjesh largohen. U ndalem pak edhe tek sfidat e turizmit, duke nisur nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe nevoja për të rritur kapacitetet akomoduese në qytetet si Berati apo Gjirokastra. Një pjesë e veçantë e intervistës iu kushtua aktiviteteve në natyrë, si Star Campers në Permet, Star Campers Kids në Voskopojë dhe Korçë dhe netët magjike të gushtit, në Star Campers në Egnatia, të vëzhgimit me teleskop të “rëniës së yjeve”. Për Lyton, turizmi është më shumë sesa udhëtim, është edukim, frymëzim dhe një mënyrë për të ndarë dashurinë për Shqipërinë.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e youtube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.

    Show More Show Less
    27 mins
  • A blejmë dot pronë në bregdet?! Eksperti liston çmimet nga Velipoja në Sarandë
    Jun 25 2025

    Në këtë episod të rradhës do të zbulojmë më shumë mbi çmimet në bregdetin shqiptar pas boomit turistik. Sa kushton një apartament në vijën bregdetare? 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.

    Show More Show Less
    29 mins
  • Dezinformimi mes lajmeve të rreme dhe keqinformimit!
    Jun 16 2025

    Në këtë episod zbuluam më shumë mbi përvojën e gazetares dhe drejtueses së organizatës së vetme meidaitke, Faktoje.al që verifikon lajmet në Shqipëri! Klodiana Kapo zbuloi më shumë për ne dhe ndjekësit tanë në një bisedë shterruese mbi një fenomen që duhet të mbrohemi si konsumatorë të medias. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Kjo video është financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian. #dezinformimi #lajmet #faktet #Shqiperi #lajmeterreme #klodianakapo #gazetaria #informacioni

    Show More Show Less
    35 mins
  • Rrëfimi gazetares britanike, nga kërcënimet për jetë tek dashuria për Shqipërinë!
    Jun 11 2025

    Në këtë episod të rradhës do të zbulojmë më shumë mbi përvojën e gazetares britanike në Shqipëri, Alice Taylor! Jeta midis gazetarisë, mëmësisë si dhe zbulimit të bukurive shqiptare.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.#AliceTaylor #gazetarebritanike #jeta #sfidat #Shqiperi

    Show More Show Less
    30 mins
  • Virozat dhe alergjitë ushqimore. Si të kujdesemi për të vegjëlit?
    May 30 2025

    Në “Table Talk” e ftuara e radhës është mjekja pediatre Loreta Gjoni. Flasim për virozat dhe alergjitë te fëmijët, sa e rëndësishme është gjidhënia për bebet dhe vaksinimi në kohën e përcaktuar nga protokolli shëndetësor. Përveç këshillave që mjekja do të japë për çiftet e reja, diskutuam edhe për sistemin shëndetësor, sa të vlerësuar janë mjekët dhe fenomeni i ikjes së bluzave të bardha jashtë vendit.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane. #mjekja #viroza #alergji #femijet #shendetesi #vaksina #protokoll #gjidhenie

    Show More Show Less
    33 mins
  • Fëmijët nuk duan psikolog, duan prindër!
    May 14 2025

    Në këtë episod të rradhës do të zbulojmë më shumë për rreziqet që përballën adoleshentët, raporti fëmijë-prind si dhe raportet e shoqërisë shqiptare me të shkuarën.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane. #agimbaci #gazetar #shkrimtar #femijet #adoleshenca #problemet #raporti #prinderit #rreziqet #shoqeriashqiptare

    Show More Show Less
    38 mins