Kinotekë n'Sol cover art

Kinotekë n'Sol

Kinotekë n'Sol

Written by: SOL 89
Listen for free

"Kinotekë n'Sol" është një podcast i dedikuar eksplorimit të lidhjeve mes literaturës dhe kinemasë. Në këtë podcast, diskutohen libra dhe filma, shpesh duke u thelluar në ndikimin e njëri-tjetrit. Çdo episod ofron një vështrim të thelluar mbi mënyrën se si narrativa e një libri mund të përshtatet në film, si dhe si elementët e kinemasë mund të pasurojnë përvojën e leximit.SOL 89 Art
Episodes
  • “Përralla mistike shqiptare” - Arjola Buzi për mitet, gjyshen, Beratin, shtojzovallet dhe magjinë e historive tona
    Jul 8 2026

    Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, Arjola Buzi na çon në botën e pasur të mitologjisë, legjendave dhe përrallave shqiptare përmes librit të saj “Përralla mistike shqiptare”. Nga kujtimet e fëmijërisë me gjyshen, te qyteti i Beratit, rrugicat e Kalasë, përrallat e Himarës, shtojzovallet, Hizri dhe Qerosi, biseda rikthen në vëmendje një trashëgimi të jashtëzakonshme që u flet njësoj fëmijëve dhe të rriturve. Një episod për fantazinë, rrënjët, kujtesën dhe nevojën për t’i treguar sërish historitë tona.

    Show More Show Less
    1 hr and 33 mins
  • “Teatri nuk është luks!” - Erion Kame: Një Popull i Pakultivuar është i Manipulueshëm
    Jul 1 2026

    Regjisori, dramaturgu, skenaristi dhe aktori Erion Kame vjen në një rrëfim të gjatë për teatrin, kinemanë, muzikën, sitcom-in dhe gjendjen e artit shqiptar pas 36 viteve tranzicion. Nga fillesat në gjimnaz dhe rruga drejt dramaturgjisë, te filmat shqiptarë, komedia, “Familja Kuqezi” dhe suksesi i “Tartufit” në Teatrin Kombëtar, Kame flet hapur për sfidat e krijuesve, varfërinë institucionale dhe raportin problematik të publikut shqiptar me artin vendas.

    Në këtë bisedë, ai ngre një tezë të fortë: arti nuk është luks, por nevojë publike. Sipas tij, një shoqëri që nuk kultivohet estetikisht, artistikisht dhe intelektualisht bëhet më e lehtë për t’u manipuluar. Një intervistë për teatrin, kinemanë, komedinë, tranzicionin dhe rolin e artit në formimin e qytetarit.

    Show More Show Less
    1 hr and 31 mins
  • Genci Fuga: Teatri nuk është për të gjithë! Dashuria, vajzat, politika dhe mesazhi prekës për jetën
    Jun 24 2026

    Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, i ftuar është aktori, regjisori dhe pedagogu Genci Fuga, një nga zërat më të veçantë të skenës shqiptare. Në një bisedë të gjatë, të drejtpërdrejtë dhe shpesh provokuese, Fuga flet për shoqërinë shqiptare, edukimin e brezave, humbjen e orientimit moral, politikën, populizmin, historinë, artin dhe teatrin.

    Ai ndalet te kriza e vlerës në kulturë, te mënyra si publiku e percepton teatrin, te raporti mes artit dhe argëtimit, si edhe te pyetja nëse ajo që ka vërtet peshë në shoqëri vlerësohet apo lihet në harresë. Me gjuhë të fortë dhe reflektim të thellë, Fuga flet edhe për familjen, dashurinë, gratë, atësinë dhe mrekullinë e të qenit baba vajzash.

    Në pjesën e fundit, biseda merr një ton më personal dhe më prekës. Genci Fuga flet për jetën, dhimbjen, përballjen me sfidat dhe rëndësinë e buzëqeshjes. Një intervistë për artin, njeriun, familjen, shoqërinë dhe forcën për të vazhduar përpara.

    Show More Show Less
    1 hr and 30 mins
adbl_web_anon_alc_button_suppression_t1
No reviews yet