Ma Shqip me Flamur Vezaj cover art

Ma Shqip me Flamur Vezaj

Ma Shqip me Flamur Vezaj

Written by: Flamur Vezaj
Listen for free

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.
Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.
Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja!

🇺🇸🇦🇱🇽🇰

MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast.
We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.
From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories.
Subscribe so you never miss a new episode!

https://mashqip.com

https://www.youtube.com/@MaShqipPodcast

https://www.instagram.com/mashqipmeflamurvezaj

https://www.facebook.com/mashqipcom/

https://www.facebook.com/flamur.vezaj/Flamur Vezaj
Politics & Government True Crime
Episodes
  • #30:Doni të vini në SHBA?Mansaku: Vizat, Green Card e lotaria, rregullat që kanë ndryshuar gjithçka
    Oct 11 2026
    Çfarë ka ndryshuar për shqiptarët që duan të vijnë apo të qëndrojnë në SHBA?

    Lorenc Mansaku, ish-punonjës i Zyrës Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe sot konsulent në New Jersey, flet në “MaShqip” për shtrëngimin e vizave, Green Card, lotarinë amerikane, bashkimin familjar, martesat, studentët, vizat e punës dhe investimit, kontrollin e rrjeteve sociale dhe rastet e revokimit të vizave e shtetësisë.

    Çfarë kontrollohet sot?
    Sa mund të zgjasë bashkimi familjar?
    A rrezikohet lotaria?
    Çfarë ndodh në aeroport edhe kur ke vizë apo Green Card? etj etj...

    Intervista e plotë në “MaShqip me Flamur Vezaj”.
    Show More Show Less
    1 hr and 21 mins
  • E29:Hoxha&Qyno:Agasi i tregoi Ramës foton e Martinajt të vrarë!Telefonata sekrete nga arratia?!DOSJA SHISH
    Sep 25 2026
    Çfarë dinte Ergys Agasi për fatin e Ervis Martinajt dhe si fitoi besimin e njerëzve më të fuqishëm të shtetit?

    Artan Hoxha dhe Elton Qyno zbërthejnë në “MaShqip me Flamur Vezaj” prapaskenat e dosjeve që kanë tronditur politikën dhe institucionet shqiptare. Sipas dy gazetarëve, Agasi u fuqizua pasi u tregoi institucioneve foton që pretendohej se provonte vrasjen e Ervis Martinajt.

    Por historia nuk mbaron këtu: çfarë komunikimesh pati Agasi ndërsa ishte në kërkim dhe a foli me Edi Ramën? Në këtë episod flitet për SHISH-in dhe Vlora Hysenin, Ergys Agasin, Belinda Ballukun dhe Igli Taren, Erion Veliajn, përplasjet brenda SPAK, dosjet që sipas gazetarëve publikohen në mënyrë selektive dhe pretendimet e Artan Hoxhës dhe Elton Qynos për presion e shantazh ndaj gazetarëve.

    Hoxha rrëfen gjithashtu episodin e rëndë te rrembimit te djalit te tij dhe ngre akuza për mënyrën se si është përdorur pushteti ndaj tij.

    Çfarë ka ende në telefonat, videot dhe komunikimet e Agasit që publiku nuk e di?
    Dhe pyetja që përshkon gjithë emisionin: deri ku shkon kjo histori dhe çfarë dinte Edi Rama?

    🎙️ Artan Hoxha & Elton Qyno 🎤 MaShqip me Flamur Vezaj
    Show More Show Less
    1 hr and 32 mins
  • E28#OPERON TRURIN ME PACIENTIN ZGJUAR!Dr.Toshkezi:Telefonat, rrjetet sociale po na ndryshojnë trurin
    Sep 11 2026
    Si operohet truri ndërsa pacienti është zgjuar?

    A po na ndryshojnë telefonat trurin dhe kujtesën?

    A mundet që një ditë një i paralizuar të ngrihet sërish në këmbë?

    Në episodin e parë të sezonit të dytë të MaShqip me Flamur Vezaj, neurokirurgu shqiptar në SHBA, Dr. Gentian Toshkezi, flet për operacionet e trurit, pacientët që e kanë bërë të përlotet, robotikën, tumoret, telefonat dhe fëmijët, kujtesën, misteret e trurit dhe të ardhmen e neurokirurgjisë. Një rrëfim për jetën mes Shqipërisë, Francës dhe Amerikës, por mbi të gjitha për organin që ende vazhdon të sfidojë shkencën.
    Show More Show Less
    1 hr and 3 mins
adbl_web_anon_alc_button_suppression_t1
No reviews yet